Prezantohen si “policë” për kontroll në banesën e 28-vjeçares, por nuk gjejnë asgjë

Kronikë e zezë

Prezantohen si “policë” për kontroll në banesën e 28-vjeçares, por nuk gjejnë asgjë

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 18:23

Dy persona të paidentifikuar, të veshur si punonjës policie, janë futur në banesën e 28-vjeçares, për të ushtruar kontroll me pretekstin se ka ndodhur një vjedhje, policia nis hetimet. Vajza me inicialet D.M., i ka lejuar personat në fjalë që të futen në shtëpinë e saj, për të kryer kontrollin e kërkuar.

Ata kanë qëndruar disa minuta në banesë dhe më pas janë larguar pa marrë asgjë. E reja dyshoi në lidhje me prezantimin e tyre dhe njoftoi policinë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, rreth orës 12:30 të drekës, në zonën e Paskuqanit, Kamzë. Vajza ka thënë përpara grupit hetimor se fillimisht besoi se ata ishin punonjës policie.

Më pas kuptoi se diçka nuk shkonte me sjelljen e tyre. Pavarësisht se ata mbanin veshur uniformën e policisë, u mungonin stemat përkatëse, detaj ky që rriti dyshimin tek e reja. Nuk dihet se çfarë kërkonin konkretisht autorët e ngjarjes, prezantuar si efektivë policie, përngjarja është duke u hetuar intensivisht. Pas kallëzimit, policia nisi hetimet për identifikimin dhe arrestimin e dy autorëve të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat