Zbulohen 1050 bimë narkotike, arrestohet 44-vjeçarja

Kronikë e zezë

Zbulohen 1050 bimë narkotike, arrestohet 44-vjeçarja

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 17:33

Policia e Krujës ka zbuluar dhe asgjësuar sot rreth 1050 bimë narkotike në fshatin Nikël. Në sajë të operacionit antidrogë i koduar “Verjon 2015” është arrestuar shtetasja Lumturije Disha, 44-vjeçe.

Sipas policisë së Krujës bima kanabis sativa ishte kultivuar në 11 parcela dhe është asgjësuar menjëherë.

Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë po punojnë intensivisht për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat