Personi që policia e shpalli “në kërkim” pret damarët në burg

Kronikë e zezë

Personi që policia e shpalli “në kërkim” pret damarët në burg

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 16:12

I burgosuri Edmond Boci ka tentuar vetëvrasjen ditën e sotme në qeli duke prerë damarët me mjete të mprehta.

Edmond Boci u arrestua në Lazarat një vit më parë pasi kultivonte hashash dhe u pati përplasje me armë me policinë.

Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin e Burgut teksa ende nuk ka detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Boci u shpall në kërkim para pak ditësh si i dyshuar për grupin e zjarrit në Lazarat.

Por ai ndërkohë ishte në burg.

Ende nuk dihen motivet që e çuan të kryente vetëvrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat