Kishte fshehur kokainë në lokal, arrestohet i riu

Kronikë e zezë

Kishte fshehur kokainë në lokal, arrestohet i riu

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 14:29

Policia e Durrësit ka arrestuar një 19-vjeçar pasi është kapur në flagrancë me një sasi të vogël lënde narkotike.

Sipas policisë, Klevis Gjatës i është gjetur poshtë banakut, në një lokal bastesh sportive në hyrje të Shijakut, një sasi prej 6 gramë kokainë.

Përveç arrestimit të tij, efektivët sekuestruan edhe kokainën në cilësinë e provave materiale.

Mbi të riun rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe përshtatje e lokalit për përdorim droge.

Ndërkaq, u shpall në kërkim shtetasi R. F, 25 vjeç, në akuzën e organizimit të lotarive të palejuara dhe përshtatje të lokalit për përdorim droge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat