Kavajë, adoleshenti vret nga pakujdesia me plumb në kokë kushëririn 14-vjeçar

Kronikë e zezë

Kavajë, adoleshenti vret nga pakujdesia me plumb në kokë kushëririn 14-vjeçar

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 10:31

Një adoleshent është arrestuar pasi akuzohet se ka vrarë nga pakujdesia kushëririn e tij 14-vjeçar me plumb në kokë.
Ngjarja ka ndodhur në pyllin e fshatit Gjocaj, në Kavajë, ndërsa policia e Tiranës informoi se arrestimi i adoleshentit Z.Sh ndodhi dje, më 28 qershor 2015.
Arrestimi i tij është kryer “sepse ne pyllin e fshatit Gjocaj, nga pakujsesia ka vrare me arme zjarri (gjahu) duke e goditur ne koke kushuririn e tij Sh.Sh, 14 vjec banues ne Kavaje” thuhet në njoftimin e policisë.
Adoleshenti 17-vjeçar është arrestuar nga policia, teksa ai mundohej të fshihej në pyll i përfshirë nga paniku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat