Gjenden të vdekur dy fëmijë, banorët vrasin drejtorin e shkollës

Kronikë e zezë

Gjenden të vdekur dy fëmijë, banorët vrasin drejtorin e shkollës

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 09:20

Horror në Indi, ku kufomat e dy fëmijëve me moshë 7 dhe 8 vjeçare u gjetën të pajetë në një kanal pranë shkollës ku studionin, në shtetin e Bihar. Pas gjetjes së trupave, drejtori i shkollës u pushua nga puna dhe u vra nga banorët e zonës, të cilët e akuzonin si përgjegjës për vdekjen e fëmijëve.

Zyrtari i policisë Sidharth Mohan, konfirmoi se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat në distriktin e Nalanda dhe se drejtori i shkollës Devendra Prasad, gjeti vdekjen gjatë kohës që mjekët po tentonin ta mbanin në jetë në spitalin e Patna.

Agresioni u filmua nga kamerat e sigurisë, ku tregohej drejtuesi i shkollës teksa rrihej me shkelma dhe shkopinj nga një grup personash, i cili e bënte përgjegjës për vdekjen e dy fëmijëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat