Korça e serenatave, Statuja simbol i kitarës në qendër të qytetit, dëmtohet e vidhet për skrap

Kronikë e zezë

Korça e serenatave, Statuja simbol i kitarës në qendër të qytetit, dëmtohet e vidhet për skrap

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 07:45

Në Korçën e serenatave, kitara simbol i këngës qytetare është dëmtuar për të dytën herë brenda vitit. Kitarës i janë vjedhur telat e bakrit për skrap, akt që ka indinjuar serenatistët e vjetër dhe të rinj.
Serenata është një simboleve të kulturës që identifikon qytetin e Korçës, ku nuk ka familje që të mos ketë interpretuar ndonjë prej tyre me kitarë.
Më shumë se katër breza serenatistesh kanë ruajtur këtë tradite të këngës qytetare ndër vite.
Për të dëshmuar këtë trashëgimi të qytetit të serenatave, gjetja e një skulptori spanjoll ka qenë krijimi i një vepre arti që simbolizon kitarën.
E krijuar në vitin 2010, skulptura është vendosur në qendër të Korçës tek Qendra Kulturore.
Por edhe kjo vepër arti nuk i ka shpëtuar dëmtimit, pas vjedhjes së telave prej bakri të kitarës për skrap, akt që ka indinjuar serenatistët e vjetër dhe të rinj.
Kjo është hera e dytë brenda viti që vidhen telat e kitarës gjigande në qendër të Korçës dhe pritet të bëhet restaurimi i saj duke zëvendësuar edhe bakrin e marrë për skrap.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat