Arrestohen 4 shqiptar në pikat kufitare

Kronikë e zezë

Arrestohen 4 shqiptar në pikat kufitare

Më: 30 maj 2015 Në ora: 21:28

Policia ka njoftuar për disa arrestime gjatë ditës se sotme.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, gjatë kryerjes së procedurave në hyrje pranë Stacionit Morinë dhe kontrollit në sistem ,kanë konstatuar se shtetasi Fitim Sacipi, 29 vjeç, banues ne Prishtine- Kosovë, rezultonte person në kërkim ndërkombëtar.

Ky shtetas është i dënuar me katër (4)vjet burg për “Trafikim të lëndëve narkotike” nga Gjykata e Vranjës–Serbi.

Ky shtetas udhëtonte me autoveturë nga Kosova për në Tiranë.

Dy persona në kërkim për llogari të Policisë së Kosovës:

Po nga sherbimet e Stacionit Morinë gjatë regjistrimit në hyrje të shtetasëve , është konstatuar se shtetasi Kosovar Agim B. 39 vjeç ,lindur dhe banues ne Gllogoc , rezultonte person në kërkim për llogari të Kosovës.

Gjithashtu po nga shërbimet e Stacionit Morinë gjatë regjistrimit në hyrje të shtetasve , është konstatuar se shtetasi Kosovar Luan S. 54 vjeç, lindur dhe banues ne Ferizaj Kosovë ,i cili rezultoi person në kërkim për llogari të Kosovës.

Të dy shtetasit e mësipërm bazuar në marrëveshjen dy shtetrore ju dorëzuan shërbimeve homologe të Policisë së Kosovës (Vermicë) konform dokumentacionit përkatës.

Në Stacionin e Policisë Kufitare Kakavijë në hyrje, nga Shërbimet e Polciisë kufitare gjatë përpunimit të të dhënave në system të shtetasëve , u kap shtetasi:

Arben Mara, vjeç 51, banues Kuçovë, i shpallur në kërkim, pasi:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim Nr. 869, datë 29.04.2015 1046, e ka dënuar me 18 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat