Kërcënon policin me sëpatë, arrestohet dibrani

Kronikë e zezë

Kërcënon policin me sëpatë, arrestohet dibrani

Më: 30 maj 2015 Në ora: 19:10

Një person i cili e ka kanosur me vrasje oficerin e antidrogës në Dibër është arrestuar gjatë ditës së sotme.

Në pranga ka rënë Erald Cibaku, 28-vjeç, banues në Peshkopi.

Cibaku u arrestua në flagrancë dhe policia bëri të ditur se ai e kërcënoi me sëpatë punonjësin e policisë.

Sëpata iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe do të përdoret kundër tij në gjyq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat