Prokuroria mbyll hetimet, ja historia si bullgari bëri prostitut nusen e tij shqiptare

Kronikë e zezë

Prokuroria mbyll hetimet, ja historia si bullgari bëri prostitut nusen e tij shqiptare

Më: 30 maj 2015 Në ora: 17:23

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 17 vjet burg për shtetasin bullgar me banim në Pogradec, Tomcho Tomov, i cili akuzohet e për trafikimin dhe shfrytëzimin si prostitutë të gruas së tij, shtetase shqiptare nga Korça.

Të njëjtën masë dënimi, organi i akuzës kërkon edhe për bashkëpunëtorin e bullgarit Alesio Cullhaj nga Elbasani për veprën penale “trafikim të përsonave të rritur”.

Tomov dhe Cullhaj akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë trafikuar në Itali për qëllime prostitucioni shtetasen V.SH, bashkëjetuese e të pandehurit Tomov.

Ata u arrestuan në flagrancë dy vjet më parë, pas deportimit nga Italia të V.SH.

Dy të akuzuarit mohojnë të jenë përfshirë në rrjetin e trafikimit, por provat e grumbulluara nga Prokuroria hedhin poshtë tezat e tyre.

« Në lidhje me ngjarjen e mësipërme subjektet Tomcho Tomov dhe Alesio Cullhaj kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme të mirëplanifikuara me qëllim ardhjen e pasojës kriminale »

Njohja e shqiptares me bullgarin

Nga dëshmia e dhënë për Prokurorinë, V.SH ka rrëfyer sesi bashkëshorti i saj bullgar e detyronte të prostituonte për llogari të tij edhe gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri dhe deri tek plani final për ta trafikuar në shtetin fqinj.

Tomcho Tomov e kam bashkeshort, rreth 4 vjet dhe kam nje vajze me te. Me Tomchon me ka njohur nje e i njohur i tij nga Pogradeci, i cili ishte shok i Tomchos. Ne fillim kur me mori Tomcho Tomov sillej mire, me pas ushtronte dhune. Ne fillim ne jetonim ne Pogradec, ne banesen e Tomcho Tomov.

………me rrihte, me godiste, me mbante kyçur, me linte pa buke dhe ikte nga shtepia. Nuk rrinte me mua ne shtepi. Me ka detyruar te ushtroja prostitucion me persona te tjere.

……Me te tjeret qe me fuste, e me godiste, me linte pa ngrene, me nxirrte jashte nga shtepia me gjithe vajzen, ne mes te nates.

…….Po, kam ushtruar prostitucion ne shtepine e tij. I sillte Tomcho klientet.

…….Tomchoja me ka njohur me Alesjo Çullhaj. Me tha: “Do shkosh me kete ne Itali,

do punosh per mua”. Do ushtroja prostitucion”.

Trafikimi drejt Italisë

Sipas hetimeve “gjate jeteses se perbashket i pandehuri Tomov dhe e demtuara kane patur probleme te shumta, ku sipas te demtuares i pandehuri e detyronte te demtuaren te ushtronte prostitucion kundrejt pageses. Pervec deshmise se dhene nga e demtuara rezulton dhe nga aktet e tjera se e demtuara V.SH. ka ushtruar prostitucion dhe ne kohen ne te cilen kjo e demtuar ka qene e lidhur me te pandehurin Tomov”.

Ka qene i pandehuri Tomov qe ka rene dakord me te pandehurin Alesio Cullhaj per te derguar jashte shtetit dhe konkretisht drejt Italise te demtuaren me qëllim shfrytëzimin e saj si prostitutë.

Një veprim i tillë është kryer në bashkëpunim nga të pandehurit ku roli i të pandehurit Tomov ka qënë gjetja e vajzës dhe roli i të pandehurit Cullhaj ka qënë transportimi i të dëmtuarës drejt Italisë.

E dëmtuara është kthyer si e deportuar nga Italia. Ajo ka qënë duke udhëtuar në praninë e të pandehurit Cullhaj. I pandehuri Cullhaj ka marre masa per levizjen drejt Italise se bashku me te demtuaren. E demtuara eshte deportuar nga autoritetet italiane duke qene se u ka kerkuar ndihme atyre.

Ka qënë i pandehuri Alesio Cullhaj, personi që ka realizuar prerjen e biletës për të dëmtuarën. I pandehuri Tomcho Tomov ka realizuar takimin dhe njohjen e te dëmtuarës me të pandehurin Alesio Cullhaj. I pandehuri Tomcho Tomov ka patur dijeni dhe ka njohur ne menyre te plote te demtuaren V.SH.

Ai ka shfrytezuar poziten vulnerabel te te demtuares me qellim realizimin e perfitimit prej saj. I pandehuri Alesio Cullhaj e ka gjetur situaten e gatshme duke qene se e demtuara Tomcho Tomov i bindej te pandehurit Tomov dhe ka kryer te gjitha veprimet e kerkuara nga i pandehuri Cullhaj./oranews

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat