Killeri me pagesë del me bluzën e Napolit në gjyq: Jam murator!

Kronikë e zezë

Killeri me pagesë del me bluzën e Napolit në gjyq: Jam murator!

Më: 30 maj 2015 Në ora: 17:13

5-vjeçari italian Salvatore Leticia, njëri ndër të arrestuarit për vrasjen e trefishtë në Tiranë, ndoshta rastësisht kishte zgjedhur të dilte para Gjykatës së Krimeve të Rënda me një bluzë të skuadrës së Napolit, që tregon pikërisht vendlindjen e tij, e ndoshta edhe lidhjet e tij kriminale atje. I prangosur së bashku me dy vëllezërit, Klevis dhe Markelian Doçi, pasi gjatë shkëmbimit të zjarrit të dyja palët rivale lanë të vrarë tre persona, italiani Letizia u la së bashku me ta nën masën “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve. Gjyqtari i Krimeve të Rënda pyeti Salvadore Letician për të shkuarën e tij dhe ai pohoi se ka qenë i dënuar më herët për çështje droge dhe vjedhje. “Çfarë profesioni keni?” – kërkoi të dijë gjyqtari. “Jam murator”- u përgjigj Leticia. Nga ana e tij prokurori i dosjes deklaroi se vrasja e trefishtë e ndodhur në bulevardin “Zogu i Parë”, ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes, e kjo është arsyeja që dy shqiptarë dhe një italian dyshohen për vrasje për shkak të gjakmarrjes, në bashkëpunim. Prokurori pohoi se zanafilla e këtij krimi nis në dhjetor të 2014-ës, kur është tentuar të vritet Mentor Lufi. Në prill, në Holandë, si kundërpërgjigjie për atentatin e dështuar, dy nipat e Lufit, Klevis dhe Markelian Doçi kanë marrë pjesë në vrasjen e Durim Sulkut. Pas kësaj vrasjeje, shtoi prokurori, vëllai i viktimës, Besnik Sulku, ka kontaktuar me Salvadore Letician për të vrarë Mentor Lufin, i cili ndërkohë ruhej nga dy nipat e tij Markelian dhe Klevis Doçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat