Qëllohet me automatik drejt godinës së komunës Blinisht në Lezhë

Kronikë e zezë

Qëllohet me automatik drejt godinës së komunës Blinisht në Lezhë

Më: 30 maj 2015 Në ora: 12:59

Breshëri automatiku është qëlluar në drejtim të godinës së komunës Blinisht në Lezhë, por fatmirësisht duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02 e 30 minuta të 30 majit 2015, ndërsa mbeten të paqarta motivet dhe personat qe e shkaktuan këtë incident.

Në epiqendër të plumbave ka qenë zyra e kryetarit të kësaj njësie vendore Jak Zhuba, ndërsa plumbat kanë përshkuar një pjesë të madhe të fasadës së godinës. Kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar policinë për incidentin rreth orës 06:50 minuta ndërsa këta të fundit nisën edhe hetimet për të zbardhur ngjarjen.

“Nga verifikimet e bëra rezultoi se në vendngjarje u konstatuan: 9(nëntë) goditje me predha fisheku si ato mod.56, ku u gjetën gëzhojat” thuhet në njoftimin e policisë së Lezhës.

Ekspertët e policisë kanë konstatuar një numër të madh gëzhojash në afërsi të komunës së Blinishtit, por blutë e Lezhës nuk kanë mundur ende që të identifikojnë autorët e mundshëm, të cilët janë favorizuar edhe nga errësira për tu larguar menjëhere pasi kanë qëlluar në drejtim të godinës.

Sulmi ndaj zyrave të komunes Blinisht vjen një dite pasi policia ndaloi nën akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit kreun e kësaj njësie vendore Jak Zhuba

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat