Aksident me fatalitet në Prishtinë, vdes 41 vjeçarja

Kronikë e zezë

Aksident me fatalitet në Prishtinë, vdes 41 vjeçarja

Më: 30 maj 2015 Në ora: 09:34

Një aksident i rënd ka ndodhur në këto momente në hyrje të Prishtinës, ku si pasojë ka vdekur një grua 41 vjeçare.

Lajmin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se rreth orës 08:15, në magjistralen Prishtinë - Fushë Kosovë një kamion ka goditur një këmbësore, femër të moshës rreth 41 vjeçare.

Njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, si dhe kanë ftuar menjëherë ekipet mjekësore në vendngjarje.

Kelani tha se si pasojë e aksidentit nga lëndimet e renda viktima ka ndërruar jetë në QKUK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat