Sulm me armë godinës së komunës Blinisht

Kronikë e zezë

Sulm me armë godinës së komunës Blinisht

Më: 30 maj 2015 Në ora: 08:59

ëllohet me automatik godina e komunës Blinisht, në qytetin e Lezhës. Ngjarja u shënua rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të shtune.

Të shtënat mësohet se ishin në drejtim të zyrës së kryekomunarit të Blinishtit, Jak Zhuba. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, pasi nga të shtënat me armë janë thyer xhamat e godinës së komunës.

Kryekomunari i Blinishtit Zhuba u arrestua dy ditë më parë, për katër vepra penale të ndryshme. Zhuba u përfshi në një aksident rrugor, nga ku u zbulua se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Pas arrestimit Zhuba reagoi në mënyrë të ashpër ndaj efektivit të policisë, duke e qëlluar me grushte.

Ende nuk dihen autorët dhe shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që vijojnë hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat