Doçi, vrasësi i dy vëllezërve Sulku?

Kronikë e zezë

Doçi, vrasësi i dy vëllezërve Sulku?

Më: 30 maj 2015 Në ora: 01:16

Markelian Doçi, autori i vrasjes së Besnik Sulkut në ngjarjen e ndodhur të mërkurën në bulevardin “Zogu i I-rë”, ka vrarë edhe vëllanë e tij në Holandë. 23-vjeçari ka pranuar gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e Krimeve të Rënda se është autor i vrasjes së Durim Sulkut, vrasje e ndodhur në Roterdam të Holandës vetëm një muaj më parë.

Nga hetimet paraprake të Prokurorisë së Krimeve të Rënda rezulton se nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS, dy vëllezërit Doçi rezultojnë se ndodheshin jashtë territorit të Shqipërisë që prej datës 6 prill 2015. Mbi këto dyshime, prokurorët do të kërkojnë nga autoritetet holandeze gjurmën e gjetura në vendin e ngjarjes, ku mbeti i vrarë Durim Sulku në Roterdam.

Tre të arrestuarit Markelian Doçi, Klevis Doçi dhe italiani Salvatore Letizia nga ngjaja e 27 majit ku mbetën të vrarë Besnik Sulku, Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj, do të dalin nesër para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku do të caktohet masa e arrestit. Italiani 34-vjeçar nga Napoli kishte hyrë në territorin e Shqipërisë në mesditë nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Ndërsa në dy muajt e fundit, ai rezulton se ka ardhur pesë herë në vendin tonë.

Besnik Sulku dyshohet se kishte paguar italianin, Salvatore Letizia, ky një vrasës profesionist dhe që është pjesë e grupit mafioz italian “Kamorra” për eliminimin fizik të Lufit, pasi dyshohet se ky i fundit ishte autor i vrasjes së vëllait të tij, vrasje e cila erdhi pas prishjes së pazareve të drogës. Gjatë atentatit ndaj Lufit, Sulku mbeti i vrarë nga Markelian Doçi, ndërsa italiani Letizia i shpëtoi sulmit me armë.

Vrasja në Holandë

Vëllai i Besnik Sulkut, Durim Sulku, 33 vjeç, u vra u vra në një parking më 6 prill këtë këtij viti. Sipas hetuesve vrasje e 33-vjeçarit duket si një likuidim gjakftohtë. Ai u gjet me një plumb në kokë, afër një makine “Smart”, ndërsa në dorë mbante një telefon. Policia holandeze gjeti vetëm një BMW, makinë e cila ishte përdorur nga autorët e krimit dhe e cila rezultoi e vjedhur dhe asgjë më shumë. dhe makina rezultoi e vjedh Sipas policisë shqiptari kishte disa muaj që jetonte në Holandë duke jetuar në disa vende të ndryshme. Ndërsa ka dyshime se vrasja e tij ka lidhje me vrasjen e dy shqiptarëve në janar, por

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat