Shpërthim eksplozivi te Vasil Shanto, raportohen 2 të plagosur

Kronikë e zezë

Shpërthim eksplozivi te Vasil Shanto, raportohen 2 të plagosur

Më: 29 maj 2015 Në ora: 22:18

Një sasi ende e panjohur eksplozivi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një godinë 5-katëshe në rikonstruksion e cila ndodhet pranë urës së “Vasil Shantos”, ngjitur me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Policia ka krijuar një perimetër sigurie prej rreth 100 metras, duke larguar njerëzit përreth.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se kanë mbërritur 2 autoambulanca për të transportuar dy persona të plagosur.Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se 2 personat e transportuar drejt spitalit, janë në gjendje të mirë shëndetësore duke marrë vetëm disa lëndime të lehta në trup.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta materiale në ndërtesë. Dëmtime të shumta kanë marrë edhe bizneset përreth, por edhe mjetet e parkuara poshtë ndërtesës ku ka shpërthyer eksplozivi.

Në vendngjarje ndodhen, efektivë të komisariatit Nr 2 , njësisë speciale Shqiponja, por edhe grupi hetimor sektorit të krimeve të rënda të cilët janë duke marrë të dhëna nga shpërthimi, por edhe dëshminë e personave që kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur shpërthimi, por edhe të pronarëve të objektit
Burime nga policia bëjnë me dije se pista e parë e hetimit është ajo e konfliktit për pronësi, por mbeten të hapura edhe pista të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat