Rrëzohet në kanalin vaditës, në gjendje të rëndë fëmija

Kronikë e zezë

Rrëzohet në kanalin vaditës, në gjendje të rëndë fëmija

Më: 29 maj 2015 Në ora: 18:14

Një fëmijë në Dibër u rrëzua aksidentalisht në kanalin vaditës, duke marrë plagë të rënda në trup. Ngjarja u regjistrua në orën 14:20 të së enjtes, në fshatin Çidhen.

I mituri ishte duke lojtur pranë banesës dhe nga pakujdesia ra në kanalin vaditës. Të afërmit e tij mundën të shpëtojnë fëmijën, i cili ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila nisi hetimet për sqarimin e rrethanave dhe rënies së fëmijës në kanal. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme dhe paraprakisht ngjarja është përcaktuar si aksidentale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat