Sulmohen dhe plaçkiten imigrantë sirianë në Gjevgjeli

Kronikë e zezë

Sulmohen dhe plaçkiten imigrantë sirianë në Gjevgjeli

Më: 29 maj 2015 Në ora: 14:25

Siç kumtoi MPB, ngjarja është raportuar dje në orën 10:30 në stacionin e policisë Gjevgjeli.

Pesë shtetasit sirianë të cilët në mënyrë të paligjshme kanë kaluan kufirin greko-maqedonas, në të njëjtën ditë rreth orës 01:20 në fshatin Smokvica janë sulmuar fizikisht nga ana e 7-8 personave të panjohur.

Sulmuesit nga emigrantët kanë marrë 1.000 euro dhe tre telefona celularë.

Nga ana e ndihmës emergjente mjekësore ata janë transferuar në Qendrën Mjekësore Gjevgjeli, ku oficerët e policisë kanë kryer bisedë me ta.

Merren masa për ndriçimin e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat