Kina ekzekuton mësuesin, abuzoi seksualisht me 26 nxënëse

Kronikë e zezë

Kina ekzekuton mësuesin, abuzoi seksualisht me 26 nxënëse

Më: 29 maj 2015 Në ora: 10:48

Një mësues i shkollës fillore në Kinë u ekzekutua, pasi ishte gjetur fajtor për përdhunim dhe abuzim seksual me 26 vajza.

Li Jishun i kishte kryer krimet gjatë viteve 2011 dhe 2012, ndërsa jepte mësim në një shkollë fshati.

Vajzat e abuzuara ishin nga mosha 4 deri në 11 vjeç.

Li i kishte përdhunuar 21 nga viktimat e tij, ndërsa kishte abuzuar seksualisht me pesë të tjera në klasë, konvikt apo në pyllin e fshatit.

Në gjykatë u mësua se disa nga viktimat i kishte përdhunuar më shumë se njëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat