Italiani i arrestuar pas atentatit në Tiranë, anëtar i Camorras në Itali

Kronikë e zezë

Italiani i arrestuar pas atentatit në Tiranë, anëtar i Camorras në Itali

Më: 29 maj 2015 Në ora: 09:14

Shtetasi italian Salvatore Lettizia, njëri prej 3 të ndaluarve menjëherë pas krimit jo vetëm që ishte vrasës me pagesë por ishte anëtar i Camorras në Itali.

Prishja e pazareve te drogës dhe një vrasje e ndodhur në Holandë para një muaji dyshohet se janë shkaqet e përplasjes me armë mes bandave në bulevardin “Zogu I” parë më 27 maj 2015.

34 vjeç nga Napoli, me disa precedente penale në Itali për trafik armësh dhe trafik droge, rezulton që në Tiranë të ketë mbërritur me misionin e vrasësit me pagesë.

Në atentatin e ndodhur në Tiranë mbetën të vrarë Mentor Lufi; Gerti Goxhaj; Besnik Sulku, si dhe janë arrestuar Salvatore Lettizia, Markeljan dhe Klevis Doçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat