Operacioni "Autostrada", 4 në pranga për trafik droge

Kronikë e zezë

Operacioni "Autostrada", 4 në pranga për trafik droge

Më: 28 maj 2015 Në ora: 18:57

Persona u arrestuan ditën e mërkurë nga policia e Lezhës, pasi akuzohen për trafik narkotikësh. Burime zyrtare bënë të ditur se, gjatë operacionit të koduar "Autostrada", u sekuestrua edhe një sasi prej 50 gramë heroinë.

Të arrestuarit janë: Ridvan e Saimir Keqi, Denis Shema dhe Kushtrim Kraja. Personat u arrestuan më 27 maj me 50 gramë lëndë narkotike e dyshuar si heroinë, e ndarë në 10 qese.

Policia sekuestroi lëndën narkotike si dhe dy automjete, tetë telefona celularë dhe nj peshore elektronike. Paraprakisht mendohet se të arrestuarit janë të përfshirë në trafik droge. Hetimet po vijojnë për të zbardhur aktivitetin e katër të ndaluarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat