Sulmuesit në Vjenë ikën drejt Kosovës, policia lëshoi urdhër-arrest për dy shqiptarët

Kronikë e zezë

Sulmuesit në Vjenë ikën drejt Kosovës, policia lëshoi urdhër-arrest për dy shqiptarët

Më: 28 maj 2015 Në ora: 15:37

Policia austriake ka lëshuar urdhër-arrest evropian për kosovarin e dyshuar për vrasjen e dy personave në tramvajin e Vjenës të dielën mbrëma.

Sipas policisë, emri i tij dihet dhe besohet se ka ikur nga shteti bashkë me vëllanë e tij.

Kamerat e sigurisë, nga tramvaji por edhe dëshmitë e mbledhura nga udhëtarët që ishin në vend të ngjarjes ndihmuan policinë të zbulojë identitetin e sulmuesit brenda disa ditësh, tha zëdhënësi i policisë vjeneze Patrick Maierhofer.

Ai shtoi se policia beson që dy vëllezërit kosovarë ikën nga Austria menjëherë pas vrasjes dhe si duket janë nisur drejt Kosovës.

Ata në Vjenë kryen atë që besohet se ishte hakmarrje për një ngatërresë familjare mes dy familjeve kosovare. Një person i dytë, 28 vjeçar ishte vëllai i viktimës dhe u plagos rëndë gjatë incidentit me ç’rast u vra edhe një 19 vjeçare e cila rastësisht qëlloi në tramvaj.

Dëshmitarët kanë thënë se katërshja kosovare u grind ashpër dhe bërtisnin me zë, në një gjuhë të huaj. Derisa tramvaji i afrohej stacionit dy vëllezërit viktima tentuan të iknin, por vëllezërit tjerë sulmues nxorën revolet dhe shtien disa herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat