Vrasja e trefishtë, atentatorit i vranë të vëllanë më 6 prill në Holandë

Kronikë e zezë

Vrasja e trefishtë, atentatorit i vranë të vëllanë më 6 prill në Holandë

Më: 28 maj 2015 Në ora: 15:18

Hetimet për vrasjen e trefishtë të ndodhur në bulevardin e Tiranës pasditen e së mërkurës i ka marrë në dorë Prokuroria e Krimeve të Rënda. Shkak për këtë është bërë përfshirja në krim e shtetasit italian Salvatore Letizzia, i arrestuar, i cili mendohet të jetë vrasës me pagesë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, Letizzias iu bllokua një pistoletë tip “Glock”, e cila rezulton arma e tretë e përdorur në krim. Më parë në vendin e ngjarjes policia kishte mundur të sekuestronte gëzohja të plumbave të dalë nga kjo armë si prova materiale për ngjarjen. Gjithashtu është sekuestruar një motor tip “skuter” i përdorur në këtë vrasje.

Italiani Letizzia u arrestua nën akuzën e “vrasjes”, ndërkohë që bashkë me të edhe shteasi Markeljan Doçi, i cili vrau atentatorin e xhaxhait të tij. Vrasja e trefishtë e ndodhur një ditë më parë në Tiranë dyshohet se e ka zanafillën në një pazar të prishur droge që shkaktoi më herët dy vrasje dhe një plagosje.

Viktima Mentor Doçi ishte në shoqërinë e Gerti Goxhajt, person i skeduar për trafik droge, në një lokal para maternitetit “Mbretëresha Gerarldinë”. Sapo dolën për të hipur në automjet, ata u sulmuan me armë nga dy persona. Gerti Goxhaj humbi jetën menjëherë, ndërsa Mentor Doçi, i njohur me emrin Mentor Lufi, mbeti i plagosur rëndë.

Menjëherë reaguan dy të rinjtë Markeljan dhe Klevis Doçi, nipat e viktimës, të cilët goditën me automjet shtetasin italian dhe një prej atentatorëve, si dhe qëlluan e vranë Besnik Sulku. Salvatore Ltizzia u përpoq të fshihej pas godinës së një hoteli, por u arrestua.

Të dhënat tregojnë se vrasja ka rrënjë në një konflikt për trafik droge. Mentor Doçi ishte i njohur për policinë për armëmbajtje pa leje dhe për një atentat të ndodhur në shkurt në rrugën Komuna e Parisit në Tiranë, ku ai mbeti i plagosur. Që prej asaj dite dy nipat e tij ishin kthyer në truproja.

Gerti Goxhaj rezulton të jetë ndaluar për një sasi të madhe hashashi të kapur në Morinë, ndërsa Besnik Sulku është vëllai i Ilirjan Sulkut, vrarë në një atentat me mesnatën e 6 prillit në Rotërdam të Holandës, në një parkim. Pas identifikimit të tij nga ana e policisë holandeze, më datë 16 prill u aludua se vrasja kishte lidhje me konflikte më të hershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat