17-vjeçarën nga Shqipëria tentojnë ta trafikojnë për prostitucion në Kosovë

Kronikë e zezë

17-vjeçarën nga Shqipëria tentojnë ta trafikojnë për prostitucion në Kosovë

Më: 28 maj 2015 Në ora: 13:38

E mitura u arrit të shpëtohej në momentet e fundit nga trafikimi drejt Kosovës. 17-vjeçarja nga Elbasani u shpëtua nga punonjësit e policisë në pikën kufitare të Morinës në Kukës.

E mitura me iniciale E.Z. do të shfrytëzohej për prostitucion, ndërkohë lidhur me këtë operacion në prangat e policisë kanë rënë Bylbyl Iseni, 36 vjeç, nga Prishtina dhe Albert Dobratiqi 33 vjeç, po banues në Prishtinë.

Policia shpalli në kërkim 25-vjeçarin me iniciale P.B., banues në Elbasan dhe 19-vjeçaren A.S., po nga Elbasani.

“Katër personat e sipërpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të kalojnë kufirin me Kosovën në Morinë, me shtetasen e mitur E. Z,17 vjeçe, banuese Elbasan, me qëllim trafikimin e saj për në Kosovë për shfrytëzim të prostitucionit nëpërmjet formave të tjera të shfrytëzimit seksual e të punës”, - thuhet në njoftimin e policisë së Kukësit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kukës për veprën penale “Trafikim i të miturve me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit, kryer në bashkëpunim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat