Masakra në mes të Tiranës: Kush janë autorët, viktimat, motivet dhe pistat e hetimit (Foto)

Kronikë e zezë

Masakra në mes të Tiranës: Kush janë autorët, viktimat, motivet dhe pistat e hetimit (Foto)

Më: 28 maj 2015 Në ora: 11:46

​Dalin në dritë detaje të tjera mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi në qendër të Tiranës ku humbën jetën 3 persona për shkak të një përplasjeje me armë. Burime policore i thanë lapsi.al se 39-vjeçari Mentor Lufi ka qenë në një nga kafet e zonës bashkë me dy nipat e tij, njëri prej të cilëve i identifikuar si Markeljan Doçi.

Në momentin që janë nisur me makinën e tyre tip Tuareg u ka prere rruge një makinë tjetër tip BMW. Të njëjtat burime i thanë lapsi.al se në makinën BMW dyshohet të ketë qenë shtetasi 34-vjeçar Besnik Sulku dhe 33-vjeçari Gerti Goxhaj. Dyshohet se Sulku qëlloi i pari me një pistoletë mbi Mentor Lufin duke e lënë të vdekur. Kanë qenë 2 nipat e tij që kanë qëlluar mbi Goxhajn dhe Sulkun duke i lënë të vdekur në trotuar.

Pistat e hetimit ku është përqendruar policia janë 3 kryesore i thane lapsi.al. E para është prishja e pazareve të drogës në Holandë. Emri i Besnik Sulkut lidhet me një vrasje të ndodhur para pak vitesh në Roterdam të Holandës ku ai ka humbur një të afërm të tij. Policia lokale tha në atë kohë se bëhej fjalë për pazare droge të prishura. Pista e dytë është hakmarrja dhe e treta që po hetohet ka të bëjë me ndonjë konflikt për zotërimin e tregut të kromit në Bulqizë duke qenë se viktimat kanë prejardhje nga ky vend.

Shtetasit Mentor Lufi i kanë bërë atentat përpara disa muajsh në një lokal në qendër të Tiranës. Deri në këto momente policia ka njoftuar se ka ndaluar 5 persona që kanë lidhje me ngjarjes ndërsa janë shoqëruar edhe një numër dëshmitarësh. /lapsi.al/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat