Sharr-Cem përfshihet nga zjarri

Kronikë e zezë

Sharr-Cem përfshihet nga zjarri

Më: 28 maj 2015 Në ora: 10:27

Në Fabrikën e çimentos Sharr-Cem, në Han të Elezit dje ka rënë një zjarr ku janë djegur disa pjesë të makinerisë dhe disa kabllo të rrymës.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur dje pasdite ku raportohet se është përfshirë nga zjarri një pjesë e makinerisë si dhe disa kabllo të rrymës në fabrikën Sharr-Cem.

Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmit të shkaktuar në vlerë te konsiderueshme nuk ka të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat