Në veri të Mitrovicës arrestohen tre të mitur

Kronikë e zezë

Në veri të Mitrovicës arrestohen tre të mitur

Më: 28 maj 2015 Në ora: 10:04

Policia e Kosovës ka arrestuar në pjesën veriore të Mitrovicës, tre persona të mitur të përkatësisë etnike shqiptare për vepër penale të kërcënimit dhe armëmbajtje pa leje.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa eLirë, Besim Hoti, zëvendësdrejtor rajonal i Policisë se Kosovës për veriun duke shtuar se në pronësi të tre tëmiturevejanë gjetur një armë zjarri dhe dy armë të ftohta.

Hotika thënë se ndaj të njëjtëve është përcaktuar masa ndaluese policore me vendim të prokurorit të EULEX-it.

Hoti ka sqaruar se nuk ka pasur ndonjë përleshje, por është një ndërlidhjen e këtij rasti më rastin e më hershëm të therrjes më thikë, në afërsi të urës kryesore të lumit Ibër, ku një i mitur ka pësuar lëndime trupore gjatë therrjes më thikë.

Sidoqoftë mundësinë e lidhjes se këtij rasti më rastin paraprak do të zhvillojë hetimet policia e Kosovës së bashku më prokurorinë e Eulex-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat