Arrestohet 57 vjeçari, dhunonte bashkëshorten

Kronikë e zezë

Arrestohet 57 vjeçari, dhunonte bashkëshorten

Më: 28 maj 2015 Në ora: 09:36

Policia në Mallakastër ka bërë të mundur arrestimin e një 57 vjeçari i akuzuar për ushtrim dhune në familje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ngraçan Mallakastër, ku në prangat e policisë ka rënë shtetasi Veledin.M, 57 vjeç, i cili ka ushtruar dhunë fizike mbi bashkëshorten e tij shtetasen me iniciale A.B, 52 vjeç.

Ndërkohë materialet e hetimit i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale "Dhuna në familje".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat