Berat, zbulohen dhe asgjësohen 930 rrënjë bimë narkotike kanabis

Kronikë e zezë

Berat, zbulohen dhe asgjësohen 930 rrënjë bimë narkotike kanabis

Më: 27 maj 2015 Në ora: 22:59

930 rrënjë të bimës narkotike kanabis janë bllokuar dhe asgjësuar mbrëmjen e sotme nga policia e Beratit në kuadër të operacionit “Start”.

Lënda narkotike ishte mbjellë në fshatin “Magjat” komuna Perondi në Kuçovë , ndërsa kanë rënë në pranga shtetasit me iniciale R.D 62 vjec, A.D 44 vjec, A.D 29 vjec dhe A.D 38 vjec të gjithë banues në Kuçovë.

Lënda narkotike shkonte nga 60 deri ne 102 cm ndërsa po në këtë operacion u sekuestruan edhe 75 kilogramë lëndë narkotike e llojit Marijuanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat