Shtyhet gjyqi ndaj gardianëve që vranë Ilia Karelin (Foto)

Kronikë e zezë

Shtyhet gjyqi ndaj gardianëve që vranë Ilia Karelin (Foto)

Më: 27 maj 2015 Në ora: 19:11

Gjykata e Selanikut ka shtyrë procesin gjyqësor për vrasjen e të burgosurit shqiptar, Ilia Kareli, dhe shkaku absurd është se gjykata ka angazhime të tjera.

Gjykata do të komunikojë në ditët në vazhdim një tjetër datë për gjykimin e gardianëve që torturuan Karelin deri në vdekje.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen 13 gardianë të burgut të Nigritas, që do të përballen me akuzën e torturimit sistematik me rezultat vdekjen e Karelit. Bashkë me ta, edhe ish drejtori i burgut, që akuzohet për mbështetje në vazhdimësi të kriminelit.

Më 25 mars 2014, i burgosuri shqiptar Kudret Kume, që në Greqi prezantohej si Ilia Kareli, goditi për vdekje me thikë gardianin e burgut Malandrinos, Jorgos Tsironis.

Dy ditë më vonë, ai u dërgua në burgun e Nigritas, prej nga doli i vdekur.

Siç nënvizohet në aktakuzën kundër 13 të pandehurve, “ata e nënshtruan të burgosurin në tortura të vazhdueshme me qëllim që ta ndëshkojnë për vdekjen e kolegut të tyre”.

Si rezultat i akteve brutale të gardianëve, i burgosuri shqiptar kishte pësuar fraktura dhe hematoma të shumta, si dhe thyerje të kafazit të kraharorit qe çuan në vdekjen e menjëhershme të shqiptarit Kareli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat