Hakmarrje për vëllanë, 3 të vrarë

Kronikë e zezë

Hakmarrje për vëllanë, 3 të vrarë

Më: 27 maj 2015 Në ora: 19:03

(E plotësuar) TIRANË - Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një përplasjeje me armë pranë maternitetit të vjetër në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 të padites në bulevardin “Zogu i Parë”, pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore.

Një nga viktimat është identifikuar si Mentor Lufi, 41 vjeç nga Bulqiza i dënuar më parë për kanosje, Besnik Sulku dhe Gerti Goxha gjithashtu me precedentë kriminal. Ndërkohë, policia ka vënë në pranga dy persona si të dyshuarit kryesorë të ngjarjes.

Besnik Sulku dyshohet se ka vrarë Mentor Lufin dhe Gerti Goxhajn dhe më pas ka mbetur dhe vetë i vrarë. Përplasja mes dy bandave duket se ka ardhur pas prishjes së pazareve të drogës jashtë Shqipërisë. Bandat kanë konflikt të hershëm pasi Lufi ka vrarë vëllanë e Sulkut, Durim Sulkun. Ngjarja ka ndodhur në Holandë një muaj më parë.

Mësohet paraprakisht se ka pasur një shkëmbim zjarri nga dy automjete. Dy automjetet e dy bandave rivale janë përplasur me njëra tjetrën duke përfunduar mbi trotuar.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur punën hetimore duke marrë në pyetje edhe personat të cilat kanë qenë aty pranë kur ka ndodhur ngajrja, për të çuar në zbardhjen e identitetit të personave të përfshirë. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës një automatik dhe dy pistoleta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat