Goditën me makinë dhe rrahin dy inspektorët e INUV, 2 persona në kërkim

Kronikë e zezë

Goditën me makinë dhe rrahin dy inspektorët e INUV, 2 persona në kërkim

Më: 27 maj 2015 Në ora: 17:55

Policia ka shpallur në kërkim personat G.D dhe B.K, banues në Sukth pasi kanosën dhe goditën me sende të forta dy punonjës të INUV, të Bashkisë Sukth ditën e sotme më 27 maj.
Sipas Komisariatit të Policisë Shijak, shkak i konfliktit ka qenë fakti se dy punonjësit e INUV, Xh.I dhe A.Z kanë konstatuar se në fshatin Hamallaj po bëheshin ndërtime pa leje në një kabinë elektrike.
Punonjësit e INUV ishin të pajisur edhe me proçesverbal përkatës.
Policia njofton se “gjatë rrugës për në Bashkinë Sukth, në fshatin Kullë, shtetasit G.D dhe B.K kanë goditur me automjetin e tyre automjetin e punonjësve të INUV.
“Konflikti ka vijuar edhe në lokalin e shtetasit Sh.P ku janë goditur me sende të forta”
Si pasojë, janë dëmtuar lehtë dy punonjësit e Bashkisë Sukth, si dhe ka pasur disa dëme materiale në lokal.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Komisariatit të Policisë Shijaksi dhe grupi hetimor, i cili po kryen veprimet proçeduriale.
Njëkohësisht forca të tjera të policisë po ushtrojnë kontoll në banesat e personave te dyshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat