Vrau dhe dogji dy të rinj për pazare droge, burg përjetë 32-vjeçarit

Kronikë e zezë

Vrau dhe dogji dy të rinj për pazare droge, burg përjetë 32-vjeçarit

Më: 27 maj 2015 Në ora: 17:50

Gjykata e Durrësit ka dënuar me burgim të përjetshëm Odise Verbofshin, i cili akuzohet për vrasjen dhe djegien e dy të rinjve pas prishjes së pazareve të drogës.

Në 22 maj 2014, 32-vjeçari Verbofshi, vrau dhe dogji dy të rinj nga Kruja në shtëpinë e tij, një ngjarje që tronditi opinionin publik asokohe.

Po ashtu, Gjykata e Durrësit, ka gjobitur me 500 mijë lekë Ilirjan Thanasin, i cili akuzohet për “moskallëzim krimi”.

Ngjarja

Siç ka rrëfyer vetë i akuzuari për vrasjen e dyfishtë, Shaban Babasi dhe Albert Kasalla, kishin mbërritur rreth mesditës së të enjtes së 22 majit 2014 pranë servisit, ku Verbofshi punonte me të vëllain.

Ata ishin të shoqëruar nga një person i tretë, i identifikuar si Bledar Allmuça, që me kërkesën e shokëve, ka qëndruar pranë servisit, në pritje derisa Babasi dhe Kasalla të mbaronin punë me Verbofshin.

Kur kanë mbërritur në shtëpi, autori i dyshuar ka kuptuar se viktimat nuk kishin para për të marrë mallin e ndaluar që qëndronte i stivosur kujdesshëm në raftet e dollapit të shtëpisë së tij.

“Kur kuptova se nuk kishin para me vete, mbylla derën me çelës dhe nisëm të debatonim”, ka deklaruar ai. Ai ka shpjeguar se debati për paratë ka nisur shpejt dhe është shoqëruar nga reagimi ekstrem, pasi i ka qëlluar me plumb në kokë të dy. “Babasi qëndronte i ulur në kolltuk, ndërsa Kasalla në këmbë kur i kam ekzekutuar.

Aty mora telefonat e tyre dhe i fika. Më pas, kam dalë jashtë shtëpisë, duke mbyllur derën e jashtme me çelës dhe kam shkuar pranë servisit të vëllait, Orgesit, ku po mundohesha të ruaja qetësinë dhe kam takuar shoqëruesin e dy viktimave”, është shprehur Verbofshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat