Serbët e vodhën veten dhe akuzuan të tjerët

Kronikë e zezë

Serbët e vodhën veten dhe akuzuan të tjerët

Më: 27 maj 2015 Në ora: 16:22

Policia e Kosovës në komunën e Novobërdës ka ngritur kallëzim penal për raportim të rrejshëm të vjedhjeve ndaj tre personave të nacionalitetit serb ndërsa ndaj 10 të tjerë priten që të intervistohen meqë tashmë janë shpërngulur në Serbi
Policia e Kosovës në komunën e Novobërdës ka ngritur kallëzim penal për raportim të rrejshëm të vjedhjeve ndaj tre personave të nacionalitetit serb ndërsa ndaj 10 të tjerë priten që të intervistohen meqë tashmë janë shpërngulur në Serbi.

Këta persona kishin përfituar rreth 17 shtëpi nga Ministria e Kthimit e Republikës së Kosovës dhe të rikthyerit më pas i kishin plaçkitur gjësendet në shtëpitë e rindërtuara siç janë dyert dritaret, frigoriferëve dhe shumë gjëra tjera të cilat fshehurazi i kanë transportuar në Serbi kryesisht në Smederevë.

Ndërkohë kishin paraqitur gjashtëmbëdhjetë raste të vjedhjeve në stacionin policor në Novobërdë se në lagjen e tyre “Qeranovica”, janë në hall me hajnat.

Ndërsa në një rast tjetër një serb gjësendet i ka shitur një banorit shqiptar.

Ismet Hashani, zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan, ka thënë se ata kanë informatat për secilin rast të paraqitur në mënyrë të rrejshme në polici. Ai thotë se sendet e paraqitura si të vjedhura nga pronarët e shtëpive nuk qëndrojnë sepse janë marrë nga vet pronarët dhe një pjesë e tyre është shitur.

“Policia e Kosovës ka ngritur disa Kallëzime Penale për tri raste ku janë identifikuar “lajmërimet e rrejshme” për disa persona serb shtetas të Kosovës banor rezident në komunën e Novobërdës, gjersa janë edhe në kërkim që të kontaktohen edhe persona tjerë të njohur për policinë që lidhen pikërisht me këto raste dhe për momentin ndodhen jashtë shtetit të Kosovës. Në vazhdimësi nga atëherë janë paraqitur gjashtëmbëdhjetë raste “vjedhje” dhe “Vjedhje të Rënda”, nga pronarët, apo persona kujdestar nëpër këto shtëpi. Policia e Kosovës nga stacioni Policor në Novobërdë,pas një hetimi të gjatë përmes rrugëve Operative kanë ardhur deri te informata të qëndrueshme se rastet e paraqitura në polici si ‘vjedhje’, nuk qëndrojnë sepse sendet e paraqitura si të vjedhura ose janë marr nga pronarët e shtëpive, ose janë shitur, ndërsa të njëjtat janë paraqitur si të vjedhura”, ka thënë Hashani i cili ka treguar se këto dëshmi janë mbledhur nga vet të dyshuarit. “Te gjitha informatat e mbledhura lidhur me këto raste në këtë lagje, janë të besueshme dhe të marra nga personat që i kanë shitur gjësendet e ndryshme apo kanë dhënë ndihmë gjatë ngarkesës së gjësendeve dhe transportit të tyre për në R. Serbisë”, ka shtuar më tej ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat