Dragash, dorëzohet pas 4 vjetësh në arrati

Kronikë e zezë

Dragash, dorëzohet pas 4 vjetësh në arrati

Më: 27 maj 2015 Në ora: 16:16

Gjatë ditës së martë është vetë dorëzuar i kërkuari A.S., nga Komuna e Dragashit, ish -menaxher i Organizatës Mikrofinanciare “FINKA” dega në Dragash.

I njëjti ka qenë në arrati që nga vitit 2011, ndërkaq Gjykata Themelore e Prizrenit kishte lëshuar urdhër arrestin që nga muaji nëntor i vitit 2011.

Bëhet e ditur se prokuroria e këtij qyteti , në mungesë të të dyshuarit kishte pezulluar hetimet, ndërsa tani pas vetë dorëzimit i ka rihapur vendimet ndaj tij për shkak të dyshimit të bazuar për veprat penale: shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit, falsifikimi i dokumenteve zyrtare, përvetësimi në detyrë, si dhe vepra penale asgjësimi apo fshehja e materialit arkivor.

Ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesa për caktimin e paraburgimit me qël lim të zhvillimit të procedurës normale ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat