Arrestohet 30-vjeçari, u kap me 2 kg tritol dhe detonator

Kronikë e zezë

Arrestohet 30-vjeçari, u kap me 2 kg tritol dhe detonator

Më: 27 maj 2015 Në ora: 10:18

Operacioni “Skedina” në Vlorë ka prangosur një 30-vjeçar, pasi posedonte 2 kg tritol dhe detonator. Njoftohet se blutë e Vlorës kanë finalizuar me sukses operacionin gjatë të cilit u arrestua në flagrancë një 30-vjeçar me banim në Gjirokastër.

Shtetasi Diftir Habipi u kap në hyrje të autostradës Fier-Vlorë, pas informacioneve të marra në rrugë operative. Policia shton më tej se atij i'u gjet dhe sekuestrua 4 kallëpë tritoli me peshë rreth 2 kg së bashku, me kapsollën detonatore elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat