E mitura përdhunohet nga 19 meshkuj dhe vëllai i saj

Kronikë e zezë

E mitura përdhunohet nga 19 meshkuj dhe vëllai i saj

Më: 27 maj 2015 Në ora: 08:33

Nëntë burra rrezikojnë 12 deri në 22 vjet në burg, pasi kanë përdhunuar në mënyrë sistematike një të mitur në lindje të provincës Elazıg në Turqi, për një periudhë shtatë vjeçare.

“Taraf” raporton se S.A., ishte vetëm 8 vjeçe kur u bë për herë të parë viktimë e një sulmi seksual, duke treguar se ishte përdhunuar nga 20 burra, shumë prej të cilëve ishin minoren.

Agjencia “Taraf” raporton se, në mesin e atyre që e kishin përdhunuar ishte edhe vëllai i saj më i madh, M.A, ndërsa nëna e saj e kishte rrahur lidhur me incidentin duke e fajësuar atë.

“I gjithë fshati e dinte për përdhunimet, por nuk kishin raportuar asgjë”, tha e abuzuara.

Vajza ka treguar se abuzimi kishte vazhduar dhe çdo mashkull kishte ardhur te ajo dhe i kishte thënë: “Ke shkuar me atë, kështu që do të shkosh edhe me mua”.

Një nga personat që e kishte përdhunuar ishte një 70-vjeçar. Vajza rrëfeu në polici abuzimet që i ishin kryer në 7 vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat