Shqiptari sulmohet nga mafia irlandeze (Video)

Kronikë e zezë

Shqiptari sulmohet nga mafia irlandeze (Video)

Më: 26 maj 2015 Në ora: 20:03

Një 44-vjeçar shqiptar që jeton dhe punon në Irlandë ka kohë që nuk gjen rehat nga “Ira” organizata kriminale më e madhe në Irlandë dhe ndër më të njohurat në botë.

Fatos Cufaj, 44 vjeç baba i 4 fëmijëve është pronar i 10 lavazheve në zonën e Belfastit, kryeqytetit të Irlandës së Veriut, por herë pas here bizneset e tij janë rënë pre e sulmeve.

Sipas mediave irlandeze, sulmi i radhës ndaj bizneseve të tij është shënuar ditën e diel, ku dy prej lavazheve të tij iu është vënë zjarri duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

“Ata kanë djegur çdo gjë. Dëmi është i konsiderueshëm. Unë e di kush e ka bërë. Të gjithë e dimë kush është. Unë dhe familja ime kemi ardhur nga Shqipëria për të bërë një jetë më të mirë këtu, por jeta ime është e kërcënuar çdo ditë” është shprehur shqiptari.

Pavarësisht kësaj, ai shton se është i vendosur për të ecur përpara.

Në tetorin e vitit 2008, kur Fatosi ishte pronar vetëm i një lavazhi, në muret e lavazhit u shkruan me bojë parulla: “Të shporren drogaxhinjtë e huaj”. Megjithatë 44-vjeçari mohon të ketë lidhje me bandat e trafikut të drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat