Shoferi dhe konduktori i autobusit sulmojnë policin

Kronikë e zezë

Shoferi dhe konduktori i autobusit sulmojnë policin

Më: 26 maj 2015 Në ora: 19:08

Në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë, policia ka arrestuar dy të dyshuar pasi që e kanë sulmuar një zyrtar të Policisë.
Në raportin e Policisë, thuhet se njëri nga të dyshuarit kishte bërë vozitje të shpejtë duke e drejtuar autobusin “Mercedes” me targa lokale.
Njësiti policor i ka shqiptuar tiketë për kundërvajtje, me ç’rast dy të dyshuarit më pas kanë filluar t’i ofendojnë dhe e kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktimës zyrtarit policor i është ofruar tretman mjekësor. Zyrtarët policor kanë arrestuar të dyshuarit të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat