Gjendet i vdekur në banesën e tij në Laprakë italiani

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur në banesën e tij në Laprakë italiani

Më: 26 maj 2015 Në ora: 18:30

Pak muaj më parë, i ndjeri është ndarë nga e dashura 28-vjeçare me të cilën edhe bashkëjetonte. Ndërsa priten rezultatet përfundimtare mjeko-ligjore, që do të përcaktojnë edhe sasinë e heroinës të përdorur nga italiani, policia ka deklaruar se 40-vjeçari ishte përdorues i rregullt i lëndëve narkotike.

Accogli punonte si teknik në një firmë këpucësh në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Nga hetimet paraprake rezulton se italiani ka qene përdorues i rregullt i lëndëve narkotike dhe pavarësisht se e kishte lënë para dy muajsh ai i është rikthyer sërish dhe dozën që i ka marrë jetën ai e kishte përzierë edhe me lëndë narkotike.

Sipas burimeve të policisë ai nuk ka patur askënd që ti jepte ndihmën e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat