Qëlloi rumunin në këmbë, 6 vite burg shqiptarit me kallashnikovë

Kronikë e zezë

Qëlloi rumunin në këmbë, 6 vite burg shqiptarit me kallashnikovë

Më: 26 maj 2015 Në ora: 16:37

31-vjeçari shqiptar, Emanuel Demaj është dënuar me gjashtë vite burg për shkak se qëlloi në këmbë rumunin, Stefan Blanaru, 44 vjeç. Ngjarja ndodhur më 8 janar 2013, ku Demaj e qëlloi rumunin jashtë një lokali.

Pas ngjarjes, shqiptari që postonte foto me dy kallashnikovë në Facebook u zhduk. Por ai u arrestua në Lion të Francës, ku u kap me dy kg flori dhe argjendari.

Në vitin 2011, ai ishte shënjestër e një atentati ku mbeti i plagosur rëndë. Demaj akuzohet se është kreu i një bande shqiptare, që ka kryer të paktën tre grabitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat