I riu nga Prishtina në Vjenë u vra për gjakmarrje

Kronikë e zezë

I riu nga Prishtina në Vjenë u vra për gjakmarrje

Më: 26 maj 2015 Në ora: 16:36

Pas vrasjes së të riut nga Prishtina të dielën në Vjenë, sot mediat austriake kanë zbuluar edhe motivin e vrasjes.
Sipas agjencisë së lajmeve austriake APA, policia sot e ka marrë në pyetje në spitalin vëllain e të vrarit.
Sipas tij, motivi i vrasjes ka qenë konflikti familjar prej vitesh mes dy familjeve, pra bëhet fjalë për gjakmarrje.
“Të dyshuarit ende janë në arriti, mirëpo policia përmes dëshmitarëve dhe kamerave në tramvaj e ka bërë identifikimin e tyre dhe besohet se kapja është vetëm çështje orësh”, raporton APA.
Zëdhënësi i policisë së Vjenës, Tomas Kaiblinger ka njoftuar se nga dëshmitarët e ngjarjes ka kuptuar se katër burrat janë takuar në stacionit e tramvajit për të biseduar.
Ai ka thënë se që një kohë të gjatë ndërmjet dy familjeve ka pasur mosmarrëveshje, derisa të dielën janë marrë vesh që përfaqësuesit e familjeve të takohen për të diskutuar çështjet e hapura.
Në tramvaj më pas ndodhi përleshja, e cila fillimisht nisi me grushte, derisa në momentin që viktima tentoi të dalë nga tramvaji me vëllain, anëtarët e klanit kundërshtar shtien me revole ndaj tyre.
Policia në vendin e ngjarjes gjeti katër gëzhoja të kalibrit nëntë milimetra.
“Krimi ishte i planifikuar që një kohë”, ka thënë Kaiblinger.
Të kujtomë se të dielën në mbrëmje në Vjenë mbeti i vrarë një i ri nga Prishtina, derisa u plagos vëllai i tij dhe një pasagjere e tramvajit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat