U dogj një shtëpi në Balindol, Gostivar

Kronikë e zezë

U dogj një shtëpi në Balindol, Gostivar

Më: 26 maj 2015 Në ora: 14:02

Në një zjarr, i cili shpërtheu rreth orës 3 të mëngjesit në shtëpinë e M.T (67) në afërsi të xhamisë në Balindol, u dogjën tërë orenditë për shtëpi.

Gjatë zjarrit, në shtëpi nuk ka pasur askush, sepse pronari ka qenë në pushim. Në thirrjen e fqinjëve, zjarrfikësit e Gostivarit kanë intervenuar dhe për një orë jo të plotë e kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa dëmi fillestar tejkalon, 1,5 milionë denarë, informojnë nga SPB Tetovë.

Pas autorizimit nga prokurori publik sot në mëngjes është kryer ekspertizë dhe punohet në konfirmim e shkaqeve dhe dëmin e tërësishëm material.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat