Dje në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë, policia ka arrestuar dy të dyshuar pasi që e kanë sulmuar një zyrtar të Policisë.
Në raportin e Policisë, thuhet se njëri nga të dyshuarit kishte bërë vozitje të shpejtë duke e drejtuar autobusin “Mercedes” me targa lokale.
Njësiti policor i ka shqiptuar tiketë për kundërvajtje, me ç’rast dy të dyshuarit më pas kanë filluar t’i ofendojnë dhe e kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës zyrtarit policor i është ofruar tretman mjekësor.
Zyrtarët policor kanë arrestuar të dyshuarit të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.