Arrestohen adoleshentët që vendosën bombë në shkollë

Kronikë e zezë

Arrestohen adoleshentët që vendosën bombë në shkollë

Më: 26 maj 2015 Në ora: 11:53

Policia e Durrësit ka arrestuar dy adoleshentë të cilët dyshohet se vendosën një pako të dyshimtë në shkollën “Bajram Curri” dhe më pas e raportuan si bombë.

Në pranga e efektivëve kanë rënë shtetasit E.K., 16 vjeç dhe E.L., 15 vjeç, të dy banues në Durrës.

Dy të rinjtë kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, ndërsa po ndiqen penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës së mitur.

Dy muaj më parë të rinjtë alarmuan nxënësit dhe policinë me kutinë që vendosën në oborrin e shkollës, por që pas shpërthimit të telekomanduar të policisë alarmi rezultoi fals.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat