Kapet shpërndarësi i drogës me 18 doza kanabis

Kronikë e zezë

Kapet shpërndarësi i drogës me 18 doza kanabis

Më: 26 maj 2015 Në ora: 10:22

Një 20-vjeçar kapet në qendër të qytetit të Vlorës, pasi iu zbuluan drogë në çantë dhe në veshje pas një kontrolli nga policia.

20-vjeçarit nga Vlora, Klarens B. Dalipaj, iu sekuestruan 18 doza kanabis sativa, 2 aparate celularë dhe para kesh.

Lënda narkotike e sekuestruar peshonte 15.8 gram. Arrestimi i 20-vjeçarit, Dalipaj u bë në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat