Korçë, e zë poshtë rimorkioja me dru, humb jetën 40-vjeçari

Kronikë e zezë

Korçë, e zë poshtë rimorkioja me dru, humb jetën 40-vjeçari

Më: 25 maj 2015 Në ora: 22:36

Një 40-vjeçar nga Korça ka humbur jetën ditën e sotme pas një aksidenti tragjik.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Libonik, ku Mirgem Demçe, banues në Maliq është zënë poshtë nga një rimorkio e ngarkuar me dru, duke humbur jetën menjëherë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat