Gjyshja u mbyt me jastëk, Xhoana: E vrau Erando, ishte i dehur (Video)

Kronikë e zezë

Gjyshja u mbyt me jastëk, Xhoana: E vrau Erando, ishte i dehur (Video)

Më: 25 maj 2015 Në ora: 17:45

Gjykata e Shkodrës dha sot masën e arrestit me burg për Erando Qatipin dhe Xhoana Hilën, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë vrarë gjyshen e kësaj të fundit.
82-vjeçarja u ekzekutua nga çifti i të rinjve në banesën e saj. Ajo u mbyt me jastëk dhe më pas Qatipi dhe Hila i kanë marrë asaj disa bizhuteri floriri, dy unaza, një orë floriri dhe një shumë të hollash (lekë). Në gjykatë vajza ka deklaruar se vrasja u krye nga Erando Qatipi pasi ishte nën efektin e alkoolit.
Sipas prokurorisë dhe policisë së Shkodrës 32-vjecarja Xhoana Hila, nënë e një fëmije sëbashku me të dashurin e saj kanë vrarë 82-vjeçaren Angje Hila në banesën e të moshuarës.
Viktima u gjet e pajetë më 22 shkurt të këtij viti në shtëpinë e saj në qytetin e Shkodrës. Asokohe policia ngjarjen e zbardhi pa autor të dyshuar, ndërsa vijoi punën në rrugë operative për identifikimin dhe arrestimin e tyre.
3 muaj pas ngjarjes, në 23 Maj, blutë arrestuan mbesën e viktimës Xhoana Hila dhe të dashurin e saj Erando Qatipi, ndërsa sot gjykata u dha masën e sigurisë arrest me burg për ta.
Para gjykatësve Xhoana Hila ka deklaruar se ka qenë i dashuri i saj që nën efektin e alkoolit ka kryer vrasjen duke e mbytur me jastëk dhe me duar në fyt, pasi e moshuara i ka zbuluar teksa merrnin para dhe buzhuteritë e saj, çka është pranuar edhe nga vet 27-vjeçari para togave të zeza gjatë komunikimit të masës.

Gjyshja rrit mbesën

Sipas Prokurorisë së Shkodrës, mbesa e viktimës është rritur nga gjyshja dhe ka jetuar me të deri në ditët kur ka ndodhur krimi.
Mësohet se 32-vjeçarja ka qenë e martuar, por pas divorcit, është rikthyer të jetojë me gjyshen në banesën e saj dhe prej rreth një viti aty kishte shkuar edhe Erando Qatipi, i dashuri i saj.
Vdekja e 82-vjeçares është zbuluar nga djali i saj emigrant në Itali, Tonin Hila, pasi e ëma nuk i përgjigjej në telefon.
Dyshimi se është vrasje dhe shkuarja tek emri i mbesës ka ardhur pasi kjo e fundit sëbashku me të dashurin ishin zhvendosur po atë ditë për në Tiranë, ndërkohë që në banesën e të moshuarës, kishte shenja grabitje.
Ata kanë njoftuar të afërmit se do të largoheshin në Tiranë për mundësi më të mira jetese. 32-vjeçarja dhe 27-vjeçari u arrestuan në Shkodër të shtunën e 23 Majit për akuzën “vrasje me dashje”.
Sipas policise ata kishin vjedhur disa bizhuteri floriri, dy unaza, një orë floriri dhe një shumë të hollash (lekë).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat