Sherr me thika në një lokal bastesh, arrestohet një 43-vjeçar

Kronikë e zezë

Sherr me thika në një lokal bastesh, arrestohet një 43-vjeçar

Më: 25 maj 2015 Në ora: 15:19

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se pas një sherri në një lokal bastesh në Sarandë plagosi me thikë një 43-vjeçar.

Bëhet fjalë për Festim Avdiun, i cili ishte shpallur në kërkim nga blutë e këtij qyteti fill pas plagosjes së Krenar Malkas. Burime nga policia lokale bënë me dije se Malka ishte plagosur në kraharor dhe këmbë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, materialet ndaj 44-vjeçarit i janë përcjell për veprime të mëtejshme hetimore prokurorisë së qytetit bregdetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat