Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, 1 e vdekur dhe 5 të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, 1 e vdekur dhe 5 të plagosur

Më: 25 maj 2015 Në ora: 14:19

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në Fushë-Krujë, ku si pasojë ka mbetur e vdekur një grua dhe janë plagosur 5 persona të tjerë.

Sipas policisë një mjeti tio “Audi” me targë TR 7069 T dhe mjeti tip “Ford” me targë AA 425 KA janë përplasur mes tyre fshatin Nikël për shkaqe që ende nuk dihen.

Për pasojë ka gjetur vdekjen rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë F. Hyka, 38 vjeç, pasagjere në mjetin “Ford”.

Në mesin e të plagosurve gjenden edhe dy fëmijë, por janë jashtë rrezikut për jetën. Shtetësja P.S., 27 vjeçe, që udhëtonte në mjetin “Audi” ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Krujës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor i njërit prej drejtuesve të mjeteve, por ende nuk dihet cili. Policia po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat